Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku u bën thirrje amerikanëve të mos e festojnë 4 korrikun, por mbështet protestat


Kryebashkiaku i Los Angelesit, Eric Garcetti, i ka paralajmëruar qytetarët të shmangin festimet e 4 Korrikut gjatë pandemisë Covid-19, megjithatë është plotësisht në mbështetje të protestave të Black Lives Matter (BLM) dhe madje është mes tyre duke mos mbajtur maskë.

“Do të duhet të festojmë ndryshe këtë vit. Të gjithë duhet të anulojnë planet me të tjerët për 4 korrik. Ju nuk duhet të mblidheni me këdo që nuk jeton në familjen tuaj,” tha Garcetti.

Megjithatë ai u shpreh në mbështetje të protestave që kanë përfshirë Los Angelesin e SHBA-të të Black Lives Matter. Ai u kap në fotografi duke qëndruar mes protestuesve pa vendosur maskë dhe pa ruajtur distancimin social.

“Nëse keni qenë në një protestë, faleminderit që dëgjuat zërin tuaj dhe mbështesni kauzën e drejtësisë racore”, bëri thirrje në Twitter kryebashkiaku, duke u thënë demonstruesve se është krejtësisht e pranueshme që të mblidheni në publik për aq kohë sa ata e karantinojnë veten më pas shkojnë për t’u testuar lidhur me Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *