Vendosni fjalën kyçe....

Pamje të rënda/ I riu me makinë hedh në ajër dy protestuese në Siatëll (Video)


Dy gra u goditën nga një makinë në qytetin e Siatëll, teksa drejtuesi i mjetit i dha shpejtësi mjetit në autostradë.

Drejtuesi i makinës eci me shpejtësi në rrugë ku ndodheshin protestues të Black Lives Matter.

Një grua 24-vjeçare pësoi lëndime kritike dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën kurse një grua 32-vjeçare nga Bellingham pati lëndime të rënda, por pa rrezik jete.

Shoferi, një i ri 27-vjeçar nga Siatëll ndodhet në paraburgim pasi u ndalua menjëherë pas ngjarjes.

Videoja që tashmë është bërë virale tregon makinën që merr shpejtësi para se të hedhë në ajër dy gratë.

SHBA-të janë përfshirë prej shumë javësh nga protestat e dhunshme pas vdekjes së një afro-amerikani që u dhunua nga policia në Mineapolis.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *