Prokuroria ka nisur hetimet për sektet fetare, pas vetëflijimit të nënë e bijë në zonën e Kombinatit në Tiranë. Prokuroria ndërkohë ka ngritur akuzën edhe për vajzën tjetër 34-vjeçare, Blerta Josifi për “moskallëzim krimi”.
Nëna Zhaneta Josifi, dhe vajza e saj Anisa, u gjetën ditën e premte të vetëflijuara në shtëpinë e tyre në Kombinat, ndërsa vajza tjetër, Blerta Josifi, ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga hetimet u zbulua se nënë e bijë kishin vdekur pasi kishin ndenjtur për një kohë të gjatë pa ngrënë. Po ashtu dyshohet se vajza Anisa, kishte 15 muaj që kishte vdekur por nëna dhe motra e mbanin në shtëpi duke e lyer me vajra dhe lëngje të tjera, për të ngadalësuar dekompozimin, pasi shpresonin në ringjallje. Nëna dhe dy vajzat ishin pjesëtare të sektit të Jehovait.