Vendosni fjalën kyçe....

Si me magji, pak minuta shi e rrugët e Fushë Krujës kthehen në liqen (Video)


Kanë mjaftuar pak minuta shi pasditen e sotme që rrugët e Fushë-Krujës të kthehen në liqen artificial.

Siç duket nga videoja e mëposhtme, rrugët janë mbuluar nga uji edhe pse shiu nuk ka zgjatur veçse pak minuta.

Videot me rrugë e parqe të përmbytura edhe me pak minuta shi janë të zakonshme në Tiranë, Durrës, Vlorë, Berat.

Pak kohë më parë, mjaftuan pak minuta shi që të përmbytej dy herë parku i sapopëruruar pranë ‘Tajvanit’, rikonstruksioni i të cilit u ka kushtuar taksapaguesve të Tiranës qindra milionë lekë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *