Vendosni fjalën kyçe....

SPUSH-ja i bën 5 kërkesa Shahinit: Të shtyhen zgjedhjet në universitete


 

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve i është drejtuar me një kërkesë publike ministrës së Arsimit, Shahini, duke i bërë thirrje të shtyjë zgjedhjet në universitetet publike.

Në letrën e drejtuar ministres SPUSH-ja thekson se zgjedhjet në kushtet e pandemisë dhe mungesës së studentëve janë formale pasi nuk krijojnë asnjë kusht për konkurrim të ndershëm e të paanshëm.

Në 5 pikat e vërejtura prej sindikatës theksohet ndër të tjera se studentët nuk kanë mundësinë e vërtetë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar e as për t’u njohur me platformat e kandidatëve.

Ata i kërkojnë qeverisë që të gjejë një zgjidhje të përshtatshme ligjore në mënyrë që zgjedhjet për drejtuesit e universiteteve të jenë legjitime. Sipas propozimit të sindikatës, koha më e përshtatshme për këto zgjedhje është java e katërt e semestrit dimëror 2020-2021.

Thirrje_Per_Shtyrjen_e_Zgjedhjeve_ne_Universitete


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *