Një grup personash sulmuan policinë në Londër me shise e tulla teksa kjo e fundit u përpoq të shpërndajë një festë të paligjshme në perëndim të Londrës.
Të paktën shtatë policë u plagosën gjatë përballjes me grupin e personave.
Policia u thirr në vendin e ngjarjes në White City pas raportimeve se një numër njerëzish ishin mbledhur në një festë muzikore pa leje në Havelock Close.
Pamjet e dëshmitarëve okularë të shpërndarë në mediat sociale tregojnë një grup të rinjsh që godasin policët me një sërë objektesh përfshirë shishe qelqi, tulla dhe kanaçe birre.
Sulmi ishte aq i ashpër sa policët u panë duke u larguar me vrap në rrugë. Policia Metropolitane tha se oficerët ‘u tërhoqën për t’u riorganizuar’.
Më vonë zyrtarët e policisë thanë se të gjithë të pranishmit e festës pa leje ishin shpërndarë rreth orës 01:15 të mëngjesit.