Njëzet e katër persona u qëlluan për vdekje pasi një grup i armatosur sulmoi një qendër rehabilitimi për të droguarit në në Meksikën Qendrore dhe hapi zjarr ndaj pacientëve dhe punonjësve.
Ky ishte sulmi i dytë vdekjeprurës ndaj objektit që nga muaji i kaluar.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Irapuato të mërkurën dhe u raportua së pari në mediat lokale dhe më vonë u konfirmua nga Pedro Zavala, sekretari i Sigurisë Qytetare Komunale, i cili tha se sulmuesit e armatosur hynë në klinikën e rehabilitimit dhe filluan të qëllojnë, duke vrarë 24 persona. Pamjet e rënda janë shfaqur në mediat sociale duke treguar pasojat e sulmit.
E vendosur në qendrën industriale të shtetit Guanajuato, e njëjta klinikë e drogës ra viktimë e një sulmi vdekjeprurës të ngjashëm muajin e kaluar, ku u vranë 10 persona.
Ndërsa mbetet e paqartë se kush qëndron pas sulmeve, apo nëse dy incidentet ishin të lidhura, mediat vendore theksuan se kartelet e njohura për grabitje, rrëmbim dhe vrasje janë aktive në zonë.
Në vitin 2019, Meksika në tërësi regjistroi gati 35,000 vetëvrasje mes një rritje të aktiviteteve të karteleve të drogës, numri i saj më i lartë vjetor që nga viti 1997, kur qeveria filloi mbledhjen e të dhënave për vrasjet.
Deri më tani në vitin 2020, rreth 11.500 vrasje janë numëruar në shkallë vendi, sipas zyrtarëve federalë.