Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim bën bashkë Metën, Ramën, Bashën e Veliajn (FOTO)


Presidenti i vendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, si rrallëherë janë bërë bashkë dhe kjo për shkak të një ceremonie të organizuar nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Ambasadorja Yuri Kim organizoi dje një ceremoni për Festën e Pavarësisë së SHBA-ve, ku kanë marrë pjesë zyrtarët më të lartë të shtetit.

 mund të marrin pjesë zyrtare edhe për zyrtarët e mëparshëm të shtetit shqiptar. Përvec presidentit, kryeministrit dhe kreut të opozitës, të pranishëm ishin edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi e kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Siç shihet nga fotot e publikuara nga Kim, as ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, nuk mungoi në këtë ceremoni.

Jam e nderuar të festoj ditëlindjen e 244 të SHBA-ve me Ilir Metën, Edi Ramën, Gramoz Ruçin, Erion Veliajn dhe Lulzim Bashën. Faleminderit të gjithë miqve shqiptarë për urimet tuaja. Mezi presim festime më të mëdha vitin e ardhshëm!”- shkruan ambasadorja Kim krahas fotove.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *