Një banesë është shkrumbuar gjatë natës në Pukë. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Laçaj’ të këtij qyteti.
banesa, në pronësi të Gazmend Laçit, është përfshirë e gjithë nga flakët dhe për pasojë është djegur totalisht.
Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar.
Dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një luhatje e energjisë elektrike.