Me 5 javë nga fundi i kampionatit, Flamurtari e Luftëtari janë dy ekipet që mbyllin renditjen ndërsa Tirana është me njërën dorë te titulli kampion.
Tashmë e gjithë vëmendja është për kualifikimin në Ligën e Europës, për të cilën janë në garë një numër i madh ekipesh, si Bylis, Partizani, Skënderbeu, Laçi, Teuta e Kukësi.
Në ndeshjet e ditës së sotme, Laçi fitoi ndaj Flamurtarit me rezultatin 2-1 kurse Vllaznia arriti një sukses në transfertë ndaj Luftëtarit pa asnjë synim tashmë.
Nesër luhen sfidat e tjera ku më interesantja është derbi mes Tiranës e Kukësit që mund të vendosë përfundimisht fatin e titullit kampion.