Japonia ka prezantuar një tren të ri që ka vendosur rekord në shpejtësi.
Treni jo vetëm që është më i rehatshëm se modelet e mëparshme, por mund të funksionojë edhe pa energji të jashtme gjatë një emergjence, megjithëse vetëm për një distancë të shkurtër.
N700S është mishërimi i fundit i trenit të famshëm ‘plumb’ në Japoni, emri i të cilit ka të bëjë me shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme.
Ai ishte menduar të vihej në punë për herë të parë gjatë Lojërave Olimpike në Tokio, por pasi olimpiada e vitit 2020 u shty për shkak të pandemisë Covid-19, kompania hekurudhore e Japonisë vendosi ta hedhë në funksionim.
Treni është i pajisur edhe me bateri litiumi, të cilat lejojnë që të lëvizë pa një furnizim me energji të jashtme, nëse ka një ndërprerje të shkaktuar nga një tërmet.
Bateritë lejojnë që treni të lëvizë larg nga pjesë të rrezikshme të rrugës, të tilla si një urë ose një tunel dhe të arrijë sigurinë e stacionit më të afërt.
https://www.youtube.com/watch?v=arMZ-k-Qbb8&feature=emb_logo