Vendosni fjalën kyçe....

Muzikë “live” në ambiente të mbyllura, procedohen penalisht dy administratorët në Durrës


Dy administratorë lokalesh në Durrës janë proceduar penalisht, pasi organizuan aktivitete masive me muzikë dhe balerina në lokale nate në kundërshtim me masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Janë shoqëruar në ambientet e komisariatit dy administratorët e subjekteve dhe 7 balerina. Në përfundim të veprimeve të para u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

B.K., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua se në subjektin “Muzikë live”, në administrim të tij, në lagjen nr.13, Durrës, kishte organizim me muzikë në ambient të mbyllur.

D.P., 60 vjeçe, banuese në Durrës, pasi shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në subjektin “Muzikë live” në pronësi të saj, në Shkallnur, kishte organizim me muzikë në ambient të mbyllur.

Nga ana e ISHP-së janë marrë masa administrative ndaj subjekteve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet portokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *