Vendosni fjalën kyçe....

Partis qeverisëse në Kroaci pritet të fitojë zgjedhjet parlamentare


Partia qeverisëse e qendrë së djathtë në Kroaci, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) pritet të fitojë zgjedhjet parlamentare të mbajtura sot, teksa vendi sheh një numër në rritje të të prekurve me Covid-19 dhe rënie të thellë ekonomike për shkak të pandemisë.

Sipas një sondazhi të të televizionit shtetëror, pritet që HDZ-ja të fitojë 61 nga 151 vendet parlamentare, përpara partisë së opozitës, Social Demokratët (SDP) dhe aleatët e saj më të vegjël që së bashku pritet të fitojnë 44 vende.

Asnjë nga dy partitë kryesore nuk do të jetë në gjendje të formojë një qeveri pa hyrë në koalicion.

Blloku nacionalist dhe euroskeptik Domovinski Pokret (Lëvizja Atdhetare), i udhëhequr nga këngëtari popullor Mirosllav Skoro, pritet të dalë i treti me 16 vende ndërsa partia konservatore Most (Ura) dhe e majta Mozemo (Ne mund) mund të marrin nga 8 vende secila.

“Në këto kohë sfiduese si për shëndetin publik ashtu edhe për ekonominë, Kroacia meriton të udhëhiqet nga njerëz me përvojë dhe përgjegjës,” u tha kryeministri dhe drejtuesi i HDZ-së, Andrej Plenkoviç, mbështetësve këtë javë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *