Vendosni fjalën kyçe....

Polemika në Formula 1, dy pilotë vendosin të mos bien në gjunjë si të tjerët


Edhe Formula 1 është përfshirë në simbolet e lëvizjes Black Lives Matter që ka zhvilluar protesta të dhunshme në SHBA bashkë me organizata të tjera të majta, kundër racizmit pas vdekjes së një afro-amerikani.

Një pjesë e stafeve të skuderive të ndryshme bashkë me pilotët kishin veshur fanela simbolike si dhe u gjunjëzuan, në solidaritet me të njëjtin veprim që bëjnë protestuesit në SHBA e gjetkë.

Megjithatë pilotët Leclerc e Verstappen, përkatësisht të Ferrarit e Red Bullit vendosën të mos gjunjëzohen, duke ngjallur jo pak polemika në Çmimin e Madh të Austrisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *