Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit e armatosur rëndë marshojnë në SHBA, kërcënojnë e kërkojnë heqjen e një monumenti (Video)


Një numër protestuesish me ngjyrë të armatosur marshuan nëpër Parkun ‘Stone Mountain’ në Georgia, SHBA, duke bërë thirrje për heqjen e një monumenti famëkeq të Konfederatës dhe paralajmëruan militantët ‘redneck’ se ‘ne jemi në shtëpinë tuaj’.

Pamjet nga marshimi, ku morën pjesë rreth 200 demonstrues, treguan protestuesit me ngjyrë të armatosur rëndë duke marshuar nëpër parkun në Ditën e Pavarësisë, duke bërë që shumë persona në rrjetet sociale të reagojnë me shqetësim për atë që dukej se ishte një situatë e rrezikshme siç kanë protestat në të gjithë vendin.

Ish-kandidatja për Guvernatore e Georgia-s, Stacey Abrams, më parë bëri thirrje për heqjen e monumentit të Konfederatës.

Thirrje të tilla janë shtuar që prej vdekjes së afro-amerikanit, George Floyd më 25 maj në Mineapolis.

Prej disa javësh SHBA-të janë përballur me protesta të dhunshme nga anëtarët e Black lives Matter, Antifa-s e organizatave të tjera të majta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *