Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit e ngazëllyer rrëzojnë statujën e Kristofor Kolombit, marrin edhe “bekimin” e kryebashkiakut (Video)


Një statujë e Kristofor Kolombit në Baltimore është rrëzuar nga një grup njerëzish, të cilët përdorën litarë për ta shembur atë përpara se ta hidhnin në ujë.

Zyra e kryebashkiakut tha se i mbështet protestuesit.

Videot tregojnë një grup të madh demonstruesish duke tërhequr poshtë statujën e Kolombit në Baltimore të shtunën.

Vandalët përdorën litarë për të rrëzuar monumentin nga piedestali i tij, i cili përfundimisht u rrëzua nën brohoritjet me zë të lartë dhe duartrokitjet nga turma e mbledhur.

Policia nuk i pengoi për asnjë çast ndërsa shihte nga largësia çfarë po ndodhte.

Protestuesit morën statujën e rrënuar dhe e hodhën më pas në ujë.

Lester Davis, një zëdhënës i kryebashkiakut demokrat të qytetit tha se autoritetet e qytetit mbështetin protestat .


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *