Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit përdhosin flamurin amerikan, e shkelin me këmbë e hedhin valle sipër tij (Videot)


Një grup protestuesish të Black Lives Matter në SHBA e festuan 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë duke shkelur me këmbë flamurin amerikan.

Sipas tyre, simboli i shtetit amerikan përfaqëson ‘skllavërinë, genocidin dhe luftën’.

Pamjet që shfaqnin protestuesit duke përdhosur flamurin amerikan u bënë virale në rrjetet sociale.

Një prej videove, e filmuar në një shesh jashtë Shtëpisë së Bardhë tregon një grua të re me ngjyrë të zezë që vallëzon mbi flamurin amerikan kurse një protestuese tjetër femër me një megafon në dorë mund të dëgjohet duke bërtitur: “Të dhjefsha 4 korrikun. Të dhjefsha flamurin amerikan.”

Videot e tjera tregojnë protestuesit që shkelnin flamurin dhe po përgatiteshin t’i vinin flakën.

Protestuesit gëzohen kur flamuri më në fund merr flakë dhe më pas fillojnë të brohorasin siç udhëzohen nga një prej drejtuesve të grupit.

Protestat e Black Lives Matter dhe të grupeve të tjera të majta kanë nisur pas vdekjes së një afro-amerikani i cili u dhunua nga policia.

Që prej atëherë ato janë bërë të dhunshme dhe në shumë prej shteteve amerikane protestuesit kanë grabitur dyqane, vandalizuar statuja e dhunuar persona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *