Vendosni fjalën kyçe....

Rrezikonin mbytjen në plazhin e Qerretit, shpëtohen dy vajzat e mitura


Dy vajza të moshës 10 dhe 15 vjeç kanë rrezikuar të mbyteshin në plazhin e Qerretit në Kavajë. Të miturat ishin duke u larë në det ku kanë kërkuar ndihmë pasi po mbyteshin.

Për shpëtimin e tyre ka ardhur në ndihmë policia të cilat u shpëtuan dhe më pas u dërguan në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Me këtë rast vihet re edhe një herë mungesë e rojës së plazhit, e cila ka qenë një shqetësim i përvitshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *