Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë. Pas mbledhjes, ka folur ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.
Abrashi ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së është diskutuar për vdekjet e fundit në QKUK, si pasojë e COVID-19.
Ai ka deklaruar se duhet të kthehen masat, derisa ka shtuar se për këtë do të flasë më shumë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ,raporton Gazeta Express.
I pyetur se nëse duhet të japë dorëheqje ministri i Shëndetësisë, pas ndodhive të fundit, Abrashi ka thënë se një gjë e tillë nuk është diskutuar.
Abrashi ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë është diskutuar edhe për aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.