Vendosni fjalën kyçe....

S’do donit të ishit në vendin e tij, kur hidheni me parashutë sigurohuni mirë (Video)


Një video e një turisti nga Florida, është bërë virale në Youtube. Arsyeja për këtë është se ai rrezikoi seriozisht jetën teksa po fluturonte mbi malet zviceriane me anë të një fluturimi me motor.

Chris Gursky vendosi të provojë diçka të re ndërsa pushonte me gruan e tij në Interlaken, Zvicër në tetor. I etur për të përjetuar adrenalinën që të ofron fluturimi me motor ai rrezikoi jetën.

Fluturimi dysh shkoi keq që nga fillimi kur instruktori nuk arriti të kapte me rrip Gursky-n dhe pastaj u nis nga ana e një mali 1,200 metra të lartë.

Duke e kapur instruktorin nga shpatulla, turisti i kaloi dy minutat e ardhshme të fluturimit duke u kapur me dëshpërim tek tubi prej hekuri, ndërsa piloti përpiqet të ulë mjetin.

“Pesha ime e trupit u zhvendos menjëherë dhe u gjeta duke u varur për jetën time. Mbaj mend duke shikuar poshtë dhe duke menduar, kaq e pat kjo punë”, sqaroi turisti me anë të një postimi në “Facebook”.

Kur nga fluturimi kishin mbetur më pak se 30 sekonda, piloti arrin më në fund të ulë mjetin mbi bar ndërsa turistit i duhet të hidhet para kohë në tokë duke thyer krahun, por duke shpëtuar jetën


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *