Vendosni fjalën kyçe....

Spahia pyet Manastirliun: A keni siguruar tamponë për testimet e koronavirusit? Pse nuk po shkëputet zinxhiri i infektimeve në spitale


Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia është shprehur i shqetësuar mbi rritjen e numrit të rasteve me koronavirus në vendin tonë duke bërë përgjegjëse ministrinë që nuk po shkëput dot zinxhirin e infektimeve.

Bardhi gjithashtu pyet ministren nëse ka tamponë mjaftueshëm për të bërë testime pasi sipas një denoncimi nga spitali një pacienti nuk po testohej pasi i thuhej se nuk kishte tamponë.

Postimi i plotë:

Sipas një denoncimi që vjen nga Spitali i Shkodrës, një pacient me shenja klinike kërkon të testohet, por i thuhet se nuk ka tamponë! Raste të ngjashme janë denoncuar edhe nga ata që kontaktojnë numrin e urgjencës dhe u mohohet testimi edhe pse me shenja të qarta klinike, e të mendosh që
Italia fqinje bën 50 mijë teste në ditë. Vetëm në Shqipëri testet janë instrumenti më pak i përdorur, edhe pse kemi një situatë të dalë jashtë kontrollit tashmë, si në qendrat spitalore ashtu edhe në institucionet publike.

Është jetike për të gjithë që të shtohet kujdesi! Ama shteti duhet të bëjë detyrën e tij, të kryejë sa më shumë testime, e sidomos t’u përgjigjet personelit shëndetësor e qytetarëve, që kanë nevojë për tamponë!

Nuk kontrollohet situata me shfaqje prej polici nëpër biznese, zonja ministre e shëndetësisë! Atë punë e bëjnë fare mirë strukturat e ngarkuara me ligj e vartësit tuaj! Detyra juaj parësore është këputja e zinxhirit të infektimit në qendrat spitalore, ç’ka nuk po e bëni! Është skandaloze në këtë situatë, kur shifrat e të infektuarve e viktimave janë në rritje, të thuhet se nuk ka tamponë! Ky quhet dështim për të siguruar jetët e qytetarëve zonja ministre dhe nuk e mbuloni dot duke luajtur policësh! Është papërgjegjshmëri të mos bësh punën për të cilën paguhesh, sidomos kur situata të ka dalë jashtë kontrollit!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *