Të shtënat me armë në një klub nate në Qarkun Greenville, Karolina e Jugut ka lënë të vdekur dy persona dhe tetë të plagosur, sipas zyrës sherifit lokal.
Zjarri me armë shpërtheu rreth orës 2:00 të mëngjesit në lokalin në Lavish Lounge, u tha Sherif Hobart Lewis gazetarëve në një konferencë shtypi. Shifra fillestare e viktimave u vendos në 12, por u rishikua më pas.
Askush nuk është arrestuar në lidhje me të shtënat, dhe Lewis tha se hetuesit “nuk kanë me të vërtetë një person me interes që mund ta emërojmë.”
Zyra e sherifit tha që ata nuk janë të sigurt nëse kishte shumë qitës të përfshirë. Incidenti ishte “ndoshta i lidhur me bandën”, shtoi sherifi.
Identiteti i viktimave nuk është bërë menjëherë i njohur, dhe dëmtimet e tyre variojnë nga të minore në kritike.
Klubi i natës po mbante një event muzikor kur ndodhën të shtënat. Pasi u qëlluan me armë zjarri, një turmë e madhe njerëzish u larguan nga klubi.