Një sfidë ligjore ka arritur të paktën përkohësisht mbylljen e një tubacioni të diskutueshëm nafte që përshkon pikat kryesore të ujit në rajon.
Tubacioni i naftës në Dakota që transporton 570,000 fuçi në ditë duhet të pastrohet e zbrazet brenda 30 ditësh për një vlerësim mjedisor që duhej të ishte bërë përpara se trupat xheniere të ushtrisë amerikane të jepnin lejen që tubacioni të kalonte nën Liqenin Oahe.
Duke ndaluar një apel të suksesshëm në një gjykatë më të lartë, vendimi do të rezultojë në një ndërprerje të zgjatur të dërgesave të naftës.
Korpusi i Inxhinierëve ka thënë se do të duhen rreth 13 muaj për të bërë rishikimin e kërkuar të mjedisit.
Tubacioni ka qenë një pikë përplasjeje e polemikash, duke nxjerrë në skenë fisin Standing Rock Sioux dhe grupet mjedisore kundër zhvilluesit të projektit.
Protestuesit ngritën kamp me muaj në tokat federale gjatë dimrit të vitit 2016-2017 për të bllokuar përfundimin e projektit, duke thënë se tubacioni do të rrezikonte burimet e ujit të pijshëm të Standing Rock Sioux.
Përplasjet u përshkallëzuan deri në atë pikë sa policia raportohet se gjuajti gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj protestuesve.
Administrata Trump e shihte tubacionin si një mjet thelbësor në arritjen e pavarësisë energjetike të SHBA-ve, duke siguruar një mënyrë për të transportuar në mënyrë efikase më shumë naftë.