Një 28-vjeçare në Shkodër ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shkodër-Bardhaj, ku drejtuesi i një mjeti ‘Alfa Romeo’ ka humbur drejtimin e tij dhe ka goditur dy persona që po ecnin në trotuar.
E reja me iniciale L.H. ka hmbur jetë ndërsa 42-vjeçari me iniciale D.K. është dërguar në spitalin e Shkodrës. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit pas ngjarjes.
Njoftimi
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 06.07.2020, rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve, mjeti me tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një mur, si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes.