Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën nga koronavirusi aktori i Broduejit, Nick Cordero


Në moshën 41 vjeçare Nick Cordero u nda nga jeta si pasojë e koronavirusit.  Lajmin e bëri të ditur në Instagram bashkëshortja e tij Amanda Kloots këtë të dielë.

Në mesazhin që shoqëronte postimin, ajo tha: “Perëndia ka një engjëll tjetër në parajsë tani. Burri im i dashur ndërroi jetë këtë mëngjes. Ai ishte i rrethuar plot dashuri nga familja e tij.”

Kloots, e cila është një ish-balerinë e Broduejit dhe tani një trajnere e famshme shkroi përsëri: “Për mjekun e jashtëzakonshëm të Nick-ut, Dr David Ng, ju keni qenë mjeku im pozitiv! Nuk ka shumë mjekë si ju. Jeni i mirë, i zgjuar, i dhembshur, pohues dhe gjithmonë i etur për të dëgjuar idetë e mia të çmendura ose për të thirrur një mjek tjetër për mua, për një mendim të dytë. Jeni një diamant. “

Cordero dhe Kloots u takuan sëbashku në vitin 2014, kur luajtën në shfaqjen ‘Bullets Over Broadway’ dhe u martuan në 2017-ën. Djali i tyre Elvis, lindi në gusht të 2019-ës.

Cordero u infektua me coronavirus në fund të muajit mars, shkruan Forbes. Siç ka treguar bashkëshortja e tij, eksperienca e aktorit me Covid-19 nisi me vetëm një simptomë: Lodhje ekstreme.

Gjatë një vizite në urgjencë, Cordero u diagnostifikua me pneumoni dhe mori një recetë për antibiotikë, pa u testuar për koronavirusin Covid-19. Në atë kohë, besohej se simptomat e koronavirusit ishte temperatura, kola dhe problemet me frymëmarrjen.

Ditë më pas, Cordero filloi të kishte probleme me frymëmarrjen. Përveç vendosjes së një ventilatori, atij iu desh që më pas t’i nënshtrohej dializës dhe oksigjenimit të membranës ekstrakorporale . Në prill, mpiksja e gjakut bëri që ai të priste këmbën e djathtë për shkak të mpiksjes së gjakut. Mushkëritë e tij  u dëmtuan aq shumë sa që do të kërkonte një transplantim të dyfishtë në mushkëri, nëse ai do të mbijetonte.

Gjatë gjithë luftës së tij me Covid, Kloots ka publikuar çdo gjë në mediat sociale duke treguar kur ai kishte përmirësime, e kur përkeqësohej. Por pas një beteje 95-ditore, Cordero ndërroi jetë, i rrethuar nga gruaja dhe familja e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *