Vendosni fjalën kyçe....

Kufizimet nga koronavirusi në kufijtë jashtë vendit, qytetarët mund të udhëtojnë lirisht në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi vetëm me “pasaportën COVID-19”


Policia e Shtetit ka njoftuar kushtëzimet për lëvizjen e personave në vendet e huaja.

Lëvizja në kufi mbetet e bllokuar për në vendet e Schengenit, ndërsa në Malin e Zi qytetarët shqiptarë duhet të lëvizin vetëm me “pasaportën COVID-19”, një testim që rezulton negativ më koronavirus në laboratorët e akredituar, kjo brenda 48 orëve të fundit.

Ndërsa me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut lëvizja është e lirë për qytetarët dhe mjetet e transportit.

Njoftimi:

Policia e Shtetit njofton se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet:

  • me Kosovën: lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
  • me Malin e Zi: mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse ēshtë njē grup mbi 10 vetë, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi;
  • me Maqedoninë e Veriut: lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
  • me Greqinë: lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;
  • me vendet e tjera të zonës Schengen: nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri është i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *