Kukësi ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj rivalëve të Tiranës në transfertë duke rihapur garën për titullin kampion.
Të dy golat për ekipin verior u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes ndërsa bardheblutë mundën ta shkurtojnë rezultatin vetëm në mminutën e fundit të kohës së rregullt.
Me këtë fitore Kukësi e ka shkurtuar në gjashtë pikë largësinë nga kreu dhe kur nga fundi kanë mbetur edhe katër javë, teorikisht çdo gjë është e mundur.
Bylisi e Partizani janë ndarë në barazim në sfidën tjetër të ditës së sotme me të kuqtë që janë ende larg vendit të tretë që u mundëson pjesëmarrjen në Ligën e Europës.