Kreu i Shtetit Ilir Meta në një deklaratë për shtyp tha se opinion e Venecias ia ka dërguar të gjithë institucioneve të krijuara nga Reforma në Drejtësi me qëllim që rekomandimet e tij të adresohen.
Meta theksoi se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të mbyllë pa vonesë shqyrtimin e kandidaturave për 3 vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.
“Të gjitha institucioneve u përcolla, opinionin e Komisionit të Venecias mbi emërimin e anëtarëve të Kushtetueses për rëndësinë e bashkëpunimit institucional. Rekomandimet e tij duhet të adresohen. Jo vetëm deklaroj mbështetjen e KED, duhet të mbyllë pa vonesë shqyrtimin e kandidaturave për 3 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese“-tha Presidenti .