Besueshmëria e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe marrëdhëniet e saj me qeverinë kineze në ditët e para të pandemisë kanë rënë edhe një herë nën lupën e shqyrtimit pas zbulimeve që tregojnë se organi global shëndetësor i mbështetur nga Kombet e Bashkuara ndrushoi deklaratën duke pohuar se kishin dëgjuar për shpërthimin e Covid-19 nga interneti dhe jo zyrtarë të Pekinit siç kishin këmbëngulur prej kohësh.
Sipas raporteve të shumta, rishikimet u bënë në faqen e internetit të OBSH-së më 29 qershor, duke I hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit.
Teksti i rishikuar vijon të qëndrojë se më 31 dhjetor 2019, ‘Zyra e OBSH-së në Republikën Popullore të Kinës zgjodhi një deklaratë për media nga Komisioni Shëndetësor Komunal Wuhan nga faqja e internetit e tyre për rastet e ‘pneumonisë virale’ në Wuhan.
OBSH më parë tha se njohuritë e saj të para për koronavirusin buronin nga një alarm i lëshuar nga komisioni shëndetësor komunal Wuhan, vuri në dukje AFP.
Sidoqoftë, modifikimi i afatit kohor sqaron se njoftimi i parë erdhi nga zyra e OBSH-së në Pekin, sesa nga autoritetet e Pekinit.f