Vendosni fjalën kyçe....

Shqiptarja zgjidhet për herë të tretë deputete, Meta: E rëndësishme që komuniteti shqiptar të ketë zërin në Parlamentin kroat


Kreu i Shtetit Ilir Meta është shprehur i gëzuar për zgjedhjen për herë të tretë si deputete në parlamentin kroat të shqiptares Ermina Lekaj-Përlaskaj.

Meta e konsideron të rëndësishme që komuniteti shqiptar të ketë zërin në Parlamentin kroat.

Shumë i gëzuar nga lajmi për fitoren e mandatit të deputetes në Parlamentin e Kroacisë, për herë të tretë, të znj.Ermina Lekaj-Përlaskaj.

Është tepër e rëndësishme që komuniteti shqiptar të ketë zërin dhe përfaqësimin dinjitoz në Parlamentin kroat me një deputete të nderuar, një tregues i lidhjeve të forta tradicionale shqiptaro-kroate.

Përvoja e saj është garanci edhe për të ardhmen e shkëlqyer të këtyre marrëdhënieve.
Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve do t’i japë një impuls të ri forcimit të tyre, si dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë
”-shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *