Kreu i rregullatorit të ilaçeve në SHBA nuk e mbështet parashikimin e presidentit Donald Trump, se një vaksinë për Covid-19 do të jetë gati këtë vit.
Dr Hahn, u pyet nga gazetarja Martha Raddatz lidhur me deklaratën e Trump-it se vaksina do ishte gati shumë përpara fundit të vitit.
“Unë nuk mund të parashikoj kur do të jetë në dispozicion një vaksinë”– tha të dielën Komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), Dr Stephen Hahn, citon BBC.
Ai shtoi që zhvillimi i vaksinave do të “bazohej në të dhënat shkencore”.
NEW: FDA Commissioner Stephen Hahn stops short of backing Pres. Trump’s timeline suggesting a COVID-19 vaccine could be available “long before the end of the year,” telling @MarthaRaddatz, “I can’t predict when a vaccine will be available.” https://t.co/ZE8g5QL7d2 pic.twitter.com/FnvLjnGNPk
— This Week (@ThisWeekABC) July 5, 2020
Një vaksinë do të trajnojë sistemin imunitar të njerëzve për të luftuar virusin, në mënyrë që ata të mos sëmuren.
Çfarë kishte thënë Trump
“Dua të dërgoj falënderimet tona për shkencëtarët dhe studiuesit në të gjithë vendin, madje edhe në mbarë botën, të cilët janë në pararojë të përpjekjes sonë historike për të zhvilluar dhe ofruar me shpejtësi trajtime që shpëtojnë jetë dhe përfundimisht një vaksinë”– tha Trump gjatë fjalimit të tij në Ditën e Pavarësisë, në Shtëpinë e Bardhë.
” Ka të ngjarë të kemi një zgjidhje terapeutike ose vaksinimi shumë përpara fundit të vitit” – shtoi ai.