Vendosni fjalën kyçe....

Auron Tare u “dogji” antikomunistëve tezën e Dushan Mugoshës


Pak ditë më parë, Auron Tare publikoi një hulumtim për shkrimtarët Martin Camaj e Ernest Koliqi, të cilët sipas dokumenteve të CIA-s amerikane, kanë bashkëpunuar me shërbimet e huaja sekrete.

Publikimi i këtij hulumtimi solli një reagim të gjerë në rrjetet sociale me studiues e personazhe anti-komunistë në vend që e hodhën poshtë hulumtimin e Tares dhe lëshuan akuza të ndryshme ndaj tij.

Një nga tezat e përdorura prej tyre ishte varësia e bashkëpunimi i Enver Hoxhës nga përfaësuesit jugosllave, Miladin Popoviç e Dushan Mugosha.

Po çfarë shkruhet në hulumtimin e Tares

“Një fakt tjetër mjaft domethënës mbi aktivitetin e Komitetit të Prizrenit si qendër e spiunazhit jugosllav është prania e Gjeneralit Dushan Mugosha si kryetari në hije i kësaj organizate. Dushan Mugosha, malazes që fliste rrjedhshëm shqip, për kohën konsiderohej si një prej ekspertëve më të mirë jugosllavë për çështjet shqiptare. Gjenerali Mugosha citohet në një sërë dokumentesh të CIA-s si personi përgjegjës jo vetëm për drejtimin e Komitetit por edhe për rrjetin e spiunazhit kundër Shqipërisë.”

Në njërin nga dokumente e CIA-s të publikuar nga Tare në hulumtimin e tij thuhet se Mugosha pjesë e UDB-së, është një nga rekrutuesit kryesorë të agjentëve shqiptarë që dërgohen në Shqipëri. Të gjitha këto të dhëna e vendosin figurën e Martin Camajt në një këndvështrim tjetër duke hedhur

dritë përtej rolit të tij si letrar dhe poet duke ngritur një sërë pikëpyetjesh për aktivitetin në hije gjatë qëndrimit në Beograd.”

Fillimisht gjenerali i UDB-së, Mugosha, erdhi në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe bashkë me Popoviçin ndihmoi Enver Hoxhën e komunistët shqiptarë në organizimin e bashkimi e tyre.

Por pas vitit 1948, gjërat ndryshuan. Mugosha, që deri para pak kohësh kishte qenë ‘mësuesi’ i Enver Hoxhës, tashmë rekrutonte e stërviste agjentë shqiptarë që do dërgoheshin në Shqipëri, kundër regjimit të Enver Hoxhës.

Në vitin 1951, u themelua Komiteti i Prizrenit, që kishte si mision, gjithnjë sipas dokumenteve të CIA-s, organizimin e stërvitjen e një force të armatosur me refugjatët shqiptarë që do përdorej për çlirimin e Shqipërisë si dhe organizimin e një rrjeti të inteligjencës në Shqipëri për qëllimet e Jugosllavisë.

Camaj, ishte pjesë e Komitetit të Prizrenit, kryetari në hije i së cilës ishte pikërisht Gjenerali Dushan Mugosha, i cili disa vite më parë kishte ndihmuar Enver Hoxhën, ndërsa tani punonte për llogari të Jugosllavisë kundër regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri.

E gjithë situata duhet parë në një tjetër këndvështrim duke qenë se pas vitit 1948, por ede vetë Titoja, qeveria jugosllave e UDB-ja (Shërbimi i Fshehtë Jugosllav) bashkëpunonin me CIA-n amerikane.

Kështu që teza e antikomunistëve lidhur me Enver Hoxhën, Dushan Mugoshën e veprimtarinë e Jugosllavisë digjet nga hulumtimi i Auron Tares.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *