Një 60-vjeçare ka humbur jetë në Durrës pasditen e sotme në lagjen nr.13.
Shtetësja F.Zh dyshohet se është mbytur duke u larë në det.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 07.07.2020, rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetësja F.Zh., 60 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.