Vendosni fjalën kyçe....

I shisnin 25 mijë euro, arrestohen tre persona që trafikonin vepra arti të ‘Antikitetit’


Finalizohet operacioni policor i koduar “Antikat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të veprave të artit dhe vihen ne pranga 3 persona.

Një person në Fier dhe dy të tjerë në Tiranë, janë arrestuar nga policia nën akuzën se trafikonin vepra arti.

Policia ka sekuestruar dy vepra që i përkasin periudhës së antikitetit dhe janë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore. Këto dy vepra mund të shiteshin për 18-25 mijë euro secila.

Sipas uniformave blu, ishte shtetasi 49 vjeçar me inicialet A. V., nga Fieri, i cili siguronte veprat e artit dhe dy të tjerë që gjenin klientelën për t’i shitur.

DETAJET E POLICISË

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës dhe u finalizua pas tri javë hetimesh.

Sekuestrohen dy vepra që i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore.

Veprat do shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, pas disa javë hetimesh të kryera për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të veprave të artit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Antikat”.

Në kuadër të këtij operacioni, në zonën e Currilave, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë në tentativë për shitje të dy veprave të antikitetit, shtetasit:

  1. V., 49 vjeç, banues në Fier, i cili drejtonte automjetitn tip “Toyota”, ku u gjetën veprat e artit;
  2. V., 37 vjeç dhe R. Z., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasi A. V. siguronte veprat e artit, ndërsa dy shtetasit e tjerë gjenin klientelën për shitjen e tyre.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, e kryer në bashkëpunim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *