Vendosni fjalën kyçe....

Incident në kampin e Novoselës, humb jetën ushtari amerikan në Kosovë


Humb jetën në kampin e Novoselës, një ushtar i forcave amerikane në Kosovë. Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi të hënën mbrëma se ushtari 20 vjeçar, Alexander Blake Klass, i cili shërbente në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë ka humbur jetën.

Sipas njoftimit, ushtari nga Willamina e Oregonit, ka humbur jetën në një incident që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur më 4 korrik, në kampin në Novosellë në Kosovë.

Departamenti i Mbrojtjes tha se incidenti është duke u hetuar, por nuk dha më shumë hollësi.

Njësitë ku shërbente ushtari 20-vjeçar u vendosën në Kosovë në fillim të muajit mars të këtij viti. Klass u bashkua me Gardën Kombëtare të Ushtrisë së Oregon më 19 Janar të vitit 2019, si këmbësor. Ai mobilizohet në janar të vitit 2020 dhe ishte planifikuar të kthehej në shtëpi nga Kosova në muajin nëntor.

“Kjo është një situatë tragjike dhe fokusi ynë kryesor është të mbështesim familjen gjatë kësaj kohe të vështirë”- tha gjenerali William J. Prendergast IV në një deklaratë.

Aktualisht më pak se 4 mijë trupa, nga të cilët rreth 640 ushtarë amerikanë shërbejnë në kuadër të misionit të drejtuar nga NATO-ja në Kosovë. Mbi 200 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *