Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për të zhvilluar një takim të dyte me deputetët e opozitës parlamentare.
Në datën 10 qershor Rama zhvilloi takimin e parë me grupin e deputetëve të cilët kanë depozituar në parlament një nismë për hapjen e listave zgjedhore dhe heqjen e koalicioneve e cila është në përplasje me marrëveshjen për “zgjedhoren” me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Në takimin e sotëm janë deputetët Myslim Murrizi, Kujtim Gjuzi, Nimet Musai, Edmond Stojku, Rudina Hajdari.
Deputetët e opozitës parlamentare kërkuan një takim të dyte më Kryeministrin Edi Rama dhe Kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla për të arritur një marrëveshje e cila do mundësonte adresimin e kërkesave të tyre.
Mazhorancës i duhen votat për arritjen e miratimit të marrëveshjes së Këshillit Politik për ndryshimin e Kodit Zgjedhor ku opozita parlamentare është shprehur kundër kësaj marrëveshje.