Vendosni fjalën kyçe....

“SHBA-të shkelën kartën e OKB-së me vrasjen e gjeneralit Iranian Soleimani” – Raportuesja e OKB-së


Sulmi amerikan që vrau gjeneralin Iranian, Qassem Soleimani, nuk ishte i justifikuar me ndonjë sulm të vijueshëm ose të menjëhershëm ndaj interesave amerikane dhe shkeli statutin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sipas relatores së OKB-së për ekzekutimet arbitrare, Agnes Callamard.

Uashingtoni nuk ka prodhuar prova të pamjaftueshme që ka pasur ndonjë sulm ndaj interesave të SHBA-ve që mund të justifikonin sulmin me dron më 3 janar ndaj autokolonës së Soleimanit, teksa largohej nga aeroporti i Bagdadit, zbuloi Callamard në një raport që do të paraqitej të enjten përpara Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

“Gjeneralmajor Soleimani ishte në krye të strategjisë ushtarake dhe veprimeve të Iranit, në Siri dhe Irak. Por në mungesë të një kërcënimi të menjëhershëm për jetën, rrjedha e veprimit të ndërmarrë nga SHBA-të ishte e paligjshme,” lexohet në një fragment të raportit të botuar nga Reuters.

Callamard, po kërkon përgjegjësi për vrasjet e drejtuara nga dronët dhe dëshiron që armët vdekjeprurëse të kenë ligje më të rrepta përdorimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *