Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në një fabrikë në Iran, vriten dy persona e plagosen tre të tjerë


Të paktën dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një shpërthim në një fabrikë në qytetin iranian të Baqershahr, afër kryeqytetit Teheran në orët e para të mëngjesit të së martës.

Shpërthimi ndodhi menjëherë pas orës 3 të mëngjesit, me kohën lokale dhe raportohet se ishte rezultat i ‘pakujdesisë në mbushjen e rezervave të oksigjenit’, sipas guvernatorit të rrethit Kahrizak.

Shërbimet e urgjencës erdhën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe parandaluan që zjarri të përhapet në ndërtesat e afërta.

“Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa muret e fabrikës Saipa Press aty pranë u shkatërruan plotësisht,” shtoi administratori Amin Babai.

Një seri shpërthimesh dhe zjarresh janë dëshmuar në të gjithë vendin javët e fundit.

Ndërkohë, autoritetet në Teheran kanë mohuar raportet për një shpërthim në kompleksin bërthamor Shahid Rezaei Nejad në Yazd.

Një zjarr shpërtheu pranë kompleksit javën e kaluar, por natyra e incidentit mbetet e panjohur për arsye sigurie. Autoritetet pohuan se nuk kishte materiale bërthamore në vendngjarje dhe asnjë rrjedhje të materialit radioaktiv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *