Vendosni fjalën kyçe....

35-vjeçari shqiptari ishte mbyllur në garazhin e shtëpisë, gruaja e gjen të vdekur me 2 shiringa pranë


Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur nga bashkëshortja e tij, në garazhin e shtëpisë së tyre në Romë të Italisë.

Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se burri ishte mbyllur brenda në garazh dhe gruaja e tij duke parë që ai s’po dilte, u përpoq ta thërriste pa marrë asnjë përgjigje nga ai. Përpjekjet e saj për të hapur garazhin ishin të pasuksesshme dhe ajo u detyrua të thërrasë policinë.

Karabinierët u thirrën rreth orës 3.15 të mëngjesit dhe e gjetën 35-vjeçarin të shtrirë në tokë, të pajetë. Pranë tij u gjetën dy shiringa, të cilat përmbajnë mbetje që do të analizohen për të konstatuar se çfarë lënde është. Shqiptari është identifikuar si Luçiano Kollaku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *