Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Lirimi i Kajmakut skemë mafioze, mori 200 milionë lekë tendera në arrati


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, e ka quajtur skemë mafioze lirimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Sipas tij, Kajmaku u arrestua pas arratisjes 7-mujore ndërsa sot drejtësia nën diktatin e qeverisë e liroi.

Bardhi shkruan në Facebook se gjatë kohës që ishte në arrati, Kajmaku ka përfituar 200 milionë lekë nga qeveria Rama me tendera publikë.

“Një skenar mafioz u zbatua 24 orët e fundit nga qeveria dhe drejtësia për të lënë të lirë Agim Kajmakun e Vorës.

Policia bëri dje sikur e arrestoi papritur, pas një gjoja arratisje 7 mujore, ndërsa drejtësia, nën diktatin e qeverisë, e liroi sot nga burgu. Gjithçka ishte llogaritur që lulishtari i oborrit 1 milionë euro të Edi Ramës në Surrel të mos vuante asnjë ditë burg.

Agim Kajmaku, një fallsifikator, që fshehu krimin në formularin e dekriminalizimit, u mbrojt nga Edi Rama. Kryeministri nuk e shkarkoi nga detyra, megjithëse ne provuam me dokumenta se kryebashkiaku ilegjitim i Vorës kishte mashtruar dhe ishte në shkelje flagrante të ligjit.

Gjatë kohës së “arratisë”, Agim Kajmaku u pagua 200 milionë lekë nga pushteti i Edi Ramës, duke vendosur rekord sesi një person që kërkohet nga policia, përfiton njëkohësisht miliona lekë nga tendera publikë. Ky është një pushtet i kalbur që duhet shkulur me rrënjë, sa më parë!” – shkruan Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *