Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Borxhi Publik në stratosferë, Rama po i jep ekonomisë goditjen fatale


Kryedemokrati Lulzim Basha vijon me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se po rrit borxhin publik me qëllim për të mbushur xhepat e tij dhe oligarkëve me para.

Ai ka komentuar të dhënat e fundit lidhur me rritjen e borxhit publik, ndërsa shton se me këtë Rama po i jep ekonomisë sonë goditjen fatale.

“RAMAVIRUSI po e gërryen nga brenda ekonominë tonë. Me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale. Ky borxh që rëndon mbi qytetarët po përdoret jo për ti ndihmuar ata në këto ditë të vështira, por për të mbushur xhepat e Ramës dhe oligarkëve në shërbim të tij. Për shkak të RAMAVIRUSIT, sot gjysma e shqiptarëve janë pa punë dhe mbijeton në kufirin e varfërisë.”– shkruan Basha.

Ai thotë se shqiptarët meritojnë një qeveri që nuk do t’i lërë në mëshirë të fatit dhe thotë se ai po punon për këtë.

“Por shqiptarët kanë mundësi të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që jua lehtëson barrën e taksave dhe që rrit punësimin dhe investimet. Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do ti lërë më në mëshirën e fatit, por do tju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira. Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne.”- shkruan kryetari i PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *