Vendosni fjalën kyçe....

Çdo person që do marrë pjesë në Konventën e Republikanëve, do testohet çdo ditë


Çdo person që do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane në Xheksonville këtë gusht, do të testohet çdo ditë për koronavirusin.

Kjo nënkupton mijëra teste në ditë. Arena ku presidenti Donald Trump do të pranojë zyrtarisht nominimin e partisë së tij për një mandat të dytë, ka kapacitet për 15,000 njerëz. Konventa do të zhvillohet në datat 24-27 gusht.

Erin Isaac, zëdhënësi i komitetit pritës, zbuloi në një memo të hënën se ‘të gjithë që marrin pjesë në kongres brenda perimetrit do të testohen dhe temperature do t’u kontrollohet çdo ditë’, shkruan CNN.

Dhe një zyrtar i partisë tha se detajet se si do të kryhen ato mijëra teste do të zbulohen në vijim ndërsa data 24 gusht kur do mbahet konventa po afrohet.

Disa teste të shpejta, siç është testi Abbott që përdor Shtëpia e Bardhë, mund të japin rezultate në 15 minuta.

Disa ligjvënës republikanë kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në emërimin e Trump-it si kandidat i demokratëve, për shkak të shqetësimeve për sëmundjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *