Moderatori i CNN, Don Lemon, deklaroi mbrëmjen e djeshme se ish-presidenti Obama duhet të shtohen në monumentin kushtuar katër ish-presidentëve në Mount Rushmore.
Sipas tij, Obama duhet të vihet krahas skulpturave të George Washington, Thomas Jefferson, Abraham Lincoln dhe Theodore Roosevelt.
Ndërsa diskutonte për një çift në Kaliforni, të akuzuar se kishte hedhur bojë mbi një murale “Black Lives Matter”, Lemon tha: “Ju shikoni goditjen e makinerisë së krahut të djathtë. Mendoj që policia duhet të shpërbëhet dhe asaj t’i hiqen financimet. Ata duan të shkarravisin shenja dhe mendojnë se ky është vendi ynë. Ky është vendi që kemi ndërtuar. Unë mendoj, nëse do të vendosin dikë në Mount Rushmore, duke marrë parasysh historinë e vendit, presidenti i parë i zi duhet të jetë në ballë dhe qendër.”
Folësi i lajmeve, Chris Cuomo tha: “Duhet shtuar në Mount Rushmore. Unë mendoj se është para së gjithash, është një ide më e shëndoshë sesa ideja për të hequr Etërit Themelues.”
Lemon shtoi: “Pra, çfarë është e gabuar që të gjithë ne së bashku të mendojmë ose të riformatojmë vendin tonë, në mënyrë që më shumë njerëz të rimendojnë vendin tonë në mënyrën si ne mendojmë dhe ku përparësitë janë ashtu vendi që i përket të gjithëve.”