Gjykata e Kurbinit ka liruar Kreshnik Tushën i cili ishte i ndaluari i parë për vrasjen e dyfishtë në Laç më 30 maj ku mbetën të vrarë Pulin Gjergji dhe Bujar Lika.
Gjykata ka dhënë masën “arrest shtëpiak” për 21-vjeçarin ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.
Masa e sigurisë për Tushën u ndryshua pas identifikimit dhe prangosjes së dy nga autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.