Greqia lehtësoi të mërkurën edhe më tej kufizimet e vendosura për të penguar përhapjen e pandemisë Covid-19, sipas një vendimi të përbashkët ministror.
Përdorimi i maskave mbrojtëse nga klientët brenda qendrave tregtare nuk do të jetë më i detyrueshëm. Sidoqoftë, stafi që shërben akoma do të jetë i detyruar të vërë maskë.
Rregullat e mëparshme që lejojnë jo më shumë se gjashtë klientë për tavolinë në bare dhe restorante gjithashtu janë tërhequr.
Vendimi u botua të mërkurën në Fletoren Zyrtare të qeverisë greke.