Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari: Listat e hapura, kusht i panegociueshëm për miratimin e marrëveshjes për “Zgjedhoren”


Deputetja Rudina Hajdari, paralajmëron sërish kryeministrin Edi Rama, se hapja e listave është një kusht i panegociueshëm për opozitën parlamentare, që të votojë për miratimin e Reformës Zgjedhore.

“Dje i bëmë të qartë Edi Ramës se hapja e listave është një kusht i panegociueshëm për miratimin e reformës zgjedhore dhe marrveshjes Rama-Basha.
Sot, mbi 75% e shqiptarëve e mbështesin dhe duan hapjen e listave si një mjet për të patur më shumë fuqi mbi vendimarrjen në Parlament.
Misioni ynë është që në parlament të përfaqësojmë këtë shumicë dërrmuese shqiptarësh e jo dëshirat e 2 apo 3 kryetarëve që kanë frikë nga populli.”- shkruan Hajdari, e cila kujton takimin e djeshëm me kryeministrin Edi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *