Operacioni Forca e Ligjit ka vënë sot në shënjestër tre persona të tjerë të dyshuar të botës së krimit, të cilëve u ka kërkuar deklarimin e pasurive.
Personat që duhet të justifikojnë pasurinë janë: Behar Brajoviq, Artan Prenga dhe Arben Ghete. Duke qenë se ata janë subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, të gjitha pyetjeve të OFL-së brenda 48 orësh, dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut.
Tre personat që duhet të deklarojnë pasurinë:
Behar Brajoviq, banues në Shkodër, nën hetim për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”;
Artan Prenga, banues në Mirditë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim;
Arben Ghete, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;