Shpërthimi i raportuar i murtajës bubonike në Mongoli dhe Kinë nuk konsiderohet se paraqet një rrezik të lartë, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), duke shtuar se po monitoron nga afër situatën.
Sëmundja, famëkeqe për shkatërrimin e pjesëve të mëdha të Evropës, Lindjes së Mesme dhe Azisë përgjatë historisë, është zbuluar kohët e fundit në Mongoli dhe ndoshta është përhapur në Kinën fqinje. Përhapja deri më tani është ‘menaxhuar mirë’, u tha një zëdhënës i OBSH-së gazetarëve të martën.
“Ne po vëzhgojmë shpërthimet e rasteve në Kinë, ne po i shohim nga afër dhe në partneritet me autoritetet kineze dhe autoritetet mongole,” tha Margaret Harris gjatë një konference shtypi në Gjenevë.
“Për momentin ne nuk jemi duke e konsideruar atë me rrezikshmëri të lartë por ne jemi duke e mbikëqyrur atë, duke e monitoruar me kujdes.” – shtoi ajo.
E njohur si ‘Vdekja e Zezë’ në Evropë në Mesjetë, sëmundja shumë ngjitëse bakteriale ka marrë dhjetëra miliona jetë gjatë gjithë historisë dhe është përgjegjëse për të paktën tre pandemitë e fundit në shekullin e 19-të.
Mongolia zbuloi një shpërthim javën e kaluar pasi dy njerëz në rajonin e Khovd u testuan pozitivë për sëmundjen, me sa duket pasi hanë marmota, brejtës që shërbejnë si rezervuarë natyralë për bakteret.
Kina identifikoi një rast të vetëm të dyshuar të sëmundjes në rajonin autonom, Inner Mongolia.