Vendosni fjalën kyçe....

207 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 32 të shëruar në 24 orë


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 207 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 4037.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 401 mostra, prej të cilave 207 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Prizren 22 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Skenderaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kllokot 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë dhe Shtime.”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 32 persona të prekur nga koronavirusi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *