Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada shqiptare në Athinë: Cakaj s’ka ka njoftuar zyrtarisht për shkarkimin e ambasadores Hobdari


Ambasada shqiptare në Athinë ka reaguar për herë të parë lidhur me shkarkimin e stafit të saj.

Në një reagim për BalkanWeb, ambasada shqiptare në Athinë sqaron se nuk ka marrë ende asnjë njoftim zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Europës në Shqipëri apo ndonjë institucion tjetër, për shkarkimin e ambasadores aktuale, Ardiana Hobdari.

”Përshëndetje. Konfirmojmë se nuk ka asnjë njoftim zyrtar për sa i referoheni. Njëkohësisht, sqarojmë se procedura për dekretimin dhe ç’dekretimin e Ambasadorëve, është qartësisht e përcaktuar nga Kushtetuta e RSH dhe Ligji për Shërbimin e Jashtëm. Me respekt, Ambasada e RSH Athinë”– shkruhet në reagim.

Kujtojmë se ditën e djeshme, doli lajmi se ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, kishte shkarkuar ambasadoren shqiptare Ardiana Hobdari bashkë me stafin e saj për shkak të performancës së dobët në shërbime. Mediat greke shkruan se shkak ishte edhe humbjen e 100 pasaportave shqiptare në shkurtin e vitit 2019 në Athinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *